Policia izraelite ka marrë në pyetje për të 12-ën herë, kryeministrin e këtij vendi, Benjamin Netanyahu, lidhur me një hetim të gjatë për korrupsionin, transmeton Reuters.

Hetuesit i kanë bërë pyetje për orë të tëra Netanyahut në zyrën e tij në Jerusalem.

Disa media lokale kanë thënë se pyetjet kanë qenë të lidhura me dy raste, për të cilat policia ka rekomanduar ngritjen e padive.

Një rast lidhet me një dhuratë që supozohet t’i jetë dhënë familjes së Netanyahut, ndërsa në tjetrin besohet se ai ka diskutuar për prezantim më të mirë të punës së tij në një nga gazetat më të mëdha në Izrael, Yedioth Ahronoth.

Mirëpo lideri izraelit ende nuk është përballur me ndonjë akuzë, pasi edhe vetë ai mohon ndonjë keqbërje dhe pretendimet i ka cilësuar të pabaza.

Tani varet nga Prokurori i Përgjithshëm në Izrael nëse do të ngre padi kundër tij.

Policia ka njoftuar përmes një deklarate se procesi i së premtes ka zgjatur “disa orë”, mirëpo nuk ka dhënë detaje.

Ndërkohë, një zëdhënës i Netanyahut ka thënë se kryeministri u është përgjigjur pyetjeve “me besim të plotë, duke e ditur qartzi se nuk ka ndodhur asgjë”.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb