Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka reaguar pas lajmit se Gjykata e Hagës ka ngritur akuza ndaj presidentit të vendit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së Kadri Veseli.

Haradinaj shprehet se lufta e UÇK-së ishte e pastër, duke shtuar se beson në pafajësinë e Thaçit, Veselit dhe bashkëluftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Postimi i Ramush Haradinajt:

Populli shqiptar i Kosovës me të drejtë zhvilloi luftë për liri, pas shtypjes së egër nga regjimet e ndryshme serbe, që zgjati pothuajse një shekull, duke kulmuar me regjimin e Millosheviqit.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të pastër, rezultat i së cilës ishte liria dhe themelimi i Republikës së Kosovës.

Ne besojmë në pafajësinë e Presidentit Thaçi, kryetarit Veseli dhe të gjithë bashkëluftetarëve të tjerë.

RH

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb