Ministri i Diasporës Pandeli Majko me anë të një statusi në “Facebook” ka reaguar për akuzat për krime lufte të ngritura ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Majko shprehet se Kosova ka bërë luftë çlirimtare, duke shtuar se në këto momente është me Hashimin e Kadriun.

Postimi i Pandeli Majkos:

Drejtësia e Gjykatës së Hagës ka ngritur akuza ndaj drejtuesve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, Hashim Thaci dhe Kadri Veseli.

UCK-ja është luftë për liri! Lufta për liri është “shkelje e ligjit”. Eshtë ligji i agresorit mbi viktimën. Kështu ka qenë dhe do të jetë! Jam në krah të Hashimit dhe Kadriut!

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb