Steve Bannon, një aleat i vjetër i ish-presidentit amerikan Donald Trump , u dorëzua në një zyrë të FBI-së në Uashington të hënën, pasi u akuzua për shpërfillje të Kongresit.
Bannon ishte i rrethuar nga fotografë dhe një protestues që mbante një tabelë ku shkruhej “Puçist” teksa doli nga një automjet i zi rreth orës 9:30 të mëngjesit.

Ish-kryestrategu i Shtëpisë së Bardhë u padit të premten pasi sfidoi një thirrje nga një komitet i Dhomës së Përfaqësuesve që hetonte sulmin vdekjeprurës në Kapitolin e SHBA më 6 janar nga mbështetësit e Trump që kërkonin të përmbysnin zgjedhjet.
Bannon përballet me dy akuza për përbuzje penale: njëra për refuzimin e paraqitjes për një depozitim në Kongres dhe tjetra për refuzimin e dhënies së dokumenteve në përgjigje të thirrjes së komitetit.

Çdo akuzë mbart nga 30 ditë deri në një vit burg. Aktakuza është e para për përbuzje kriminale të Kongresit në gati katër dekada.
Bannon, një ish-kryetar ekzekutiv i Breitbart Neës, shtyu teori të rreme konspirative për zgjedhjet e vitit 2020.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: