Analisti Artur Zheji deklaroi mbrëmjen e sotme në “Open” në ‘News24’ se akuzat e Autoritetit të Dosjes për Ilir Metën me pretendimin se ai përfshihet në dosjet e Sigurimit të Shtetit, si ish-sigurims erdhën nga hiçi, por nga ana tjetër vetë ish-presidenti duhet të hetojë.

Zheji tha se kjo mund të jetë dhe një tagër politik, ku Rama mund të mendojë se një e ka shpallur SHBA non-grata (Berishën) dhe Metën ligji shqiptar.

Zheji: Kam pasur rastin ta them dhe herë tjetër, mendoj se këto diskutime që u bënë janë këndvështrime interesante. Por në politike nëse njollosesh, duhet të heqësh njollën për të vërtetuar akuzat dhe pafajësinë. Të gjitha mund të jenë intriga, por duhet të ndash shapin nga sheqeri. Kjo krijon pasoja.

Bushati: Ti pretendon se Navalny të shkojë në gjykatat e Putinit që ai të tregojë se është i pafajshëm.

Zheji: Navalny është në burg. Ilir Meta nuk është. Ai është ish-President. Nëse të çalon ndonjë mendim, sot çalon në dy këmbët. Ai është një be fshati i suksesshëm. Ka një protokoll, ata që e mbështesin Metën thonë; është politike. Ça bën një person, bën publike falsitetin. ndryshe nga Navalny, Meta e ka mundësinë në sistem. Ka jurist që të bëjnë diagnostikimin e një shpifje nëse është e tillë. Jam dakord që doli nga hiçi. Do që të ketë një non-grata nga SHBA, (Rama) dhe një nga ligji shqiptar, për të pasur një tagër të thjesht politik. Të them; ça të bëj unë, kolaudimin e bëri Lali. Kjo do jetë rrotativa e fushatës së ardhshme politika. Por nëse pikat bien në I, qoftë me një ekspertizë, ai e kthen në bumerag akuzën që bëhet. Në politikë duhet të mbahet presion për akuzat. Në të gjithë botën çdo politikan do të reagonte.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb