Cristiano Ronaldo kthehet sërish në qendër të vëmendjes. Këtë herë jo për arritjet sportive, por për akuzat e rënda për përdhunim që rëndojnë mbi sulmuesin portugez. Sipas të përditëshmes angleze “Mirror”, avokatët e Kathryn Mayorga, 35-vjeçares amerikane që akuzon CR7, kanë siguruar adresën e saktë të futbollistit në Torino. “Gjuetia” kishte nisur që në tetorin e shkuar, kur policia e Nevadës rihapi çështjen e regjistruar në vitin 2009.

Las Vegas Police Request Ronaldo’s Dna Sample 2
Las Vegas Police Request Ronaldo’s Dna Sample 2

Që nga ai moment, avokatët e Cristiano Ronaldos kishin bërë gjithçka për të mbajtur të fshehtë rezidencën torineze dhe vetëm tani pala akuzuese ka zbuluar adresën ku jeton ylli i Juventusit. Një lëvizje në dukje pa rëndësi, por në të vërtetë me shumë vlera për akuzën, e cila mund të dorëzojë zyrtarisht thirrjen e Ronaldos në gjyq.

Cristiano Ronaldo Monaco Grand Prix 07 (1)
Cristiano Ronaldo Monaco Grand Prix 07 (1)

Duke qëndruar në atë që raporton gazeta angleze, avokatët e Kathryn Mayorga i janë drejtuar menjëherë policisë italiane, e cila me anë të postës së rekomanduar do t’ia dërgojë thirrjen zyrtare futbollistit portugez. Gjatë muajit prill një gjykatës në Las Vegas kishte shtyrë me 180 ditë paraqitjen e Cristiano Ronaldo, i cili do të jetë i detyruar të dalë para gjykatës për t’u mbrojtur ndaj akuzave që deri tani janë mohuar me forcë nga vetë ai.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb