Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë në emisionin “Opinion”, ka treguar se si është përfshirë në historinë e dosjeve.

Sipas tij kjo histori është fabrikuar nga dyshja Basha-Rama, duke shfrytëzuar një detaj të asokohe, ku në klasë me të ka qenë edhe një Ilir Meta tjetër.

“Më gjëra të tilla në klasën tonë mos thuaj, që të ruhej, të kishte kujdes. Nuk ekziston asnjë njeri në atë botë dhe planet që mund të marri përsipër që më ka dhënë një përgjues që kam provokuar unë se ç’bëhej me ushtarin e Sarandës. Të gjitha këto provokime që synojnë të shmangin vëmendjen ku është zhytur Rama, nuk më krijojnë shqetësim, sepse një autoritet me zero integritet nuk cakton fatet dhe lidershipin e Partisë së Lirisë.

Ata janë tmerruar nga Partia e Lirisë. Kjo është lojë Rama-Basha. Një email anonim që erdhi ditën që Meta la Presidencën që ka përgjuar shokun e tij. Pasi zotëria që ata u shqetësuan që në rastin aktual është i përndjekuri, shkon e shikon dhe thotë pse më ngatërroni në këtë histori, sepse jo me këtë Ilir Metën që thoni ju po as Ilir Metën tjetër, kemi qenë dy në klasë. Personi ka ikur në Greqi. Më vjen keq që ai është lënduar në mënyrë të padrejtë. Kanë shfrytëzuar rastin e një personi që ka qenë në klasë me mua, për të bërë të gjithë këtë”, u shpreh Meta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: