Sekretarja e Brendshme britanik, Suella Braverman ka thyer heshtjen duke reaguar për akuzat për shkelje të rregullave ministrore.

“Asgjë e pakëndshme nuk ka ndodhur” ka thënë Braverman, ndërsa ka shprehur keqardhjen për shkeljet e rregullave të qarkullimit për tejkalim shpejtësie.

Pas pretendimeve se Braverman u kërkoi zyrtarëve të ndërhynin për heqjen e gjobës së shpejtësisë, ajo ka thënë: “Më vjen keq për këtë. Pagova gjobën dhe mora pikët, por tani ne jemi të fokusuar për të punuar për qytetarët. Në lidhje me procesin, unë jam e fokusuar në ofrimin e shërbimeve për popullin britanik, duke bërë punën time si Sekretare e Brendshme dhe ajo që do të them është se, sipas mendimit tim, kam besim se asgjë e pakëndshme nuk ka ndodhur.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb