TIRANE- “Spartak Braho të dënohet për akuzën e shpifjes e të më dëmshpërblejë me 1 lek”. Kështu ka deklaruar sot deputeti Tom Doshi gjatë seancës së sotme mbi çështjen për akuzat që Spartak Braho sipas tij i ka bërë ndaj tij.

Sakaq, ditën e sotme janë lexuar konkluzionet përfundimtare. Ndërkohë, kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho ka kërkuar pushim të çështjes dhe në të njëjtën kohë pafajësi.

Në kallëzimin penal që Doshi depozitoi në Gjykatë e Lartë para pak muajsh deklaroi se Spartak Braho shpifi publikisht, kur akuzoi deputetin se kishte falsifikuar raportin mjekësor që paraqiti në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imuniteteve. Ndaj Doshi e cilësoi shpifje deklaratat e Spartak Brahos, ndërsa vendosi ta ndjekë çështjen në rrugë gjyqësore.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: