Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se akuzat për ekzistencën e Shtëpisë së Verdhë janë spekulime.

Minxhozi u shpreh se për Shtëpinë e Verdhë nuk ka as edhe një fakt, por vetëm spekulime të kota.

Ai shtoi se nuk mundet të barazosh asesi krimet e serbëve me të shqiptarëve.

Shtëpia e Bardhë dhe të tjerat që gjoja bëheshin transplante, janë të kota. Bëhen për të thënë se serbët dhe shqiptarët kanë bërë krime njësoj, por asesi nuk mund të vihet shenjë barazie, kurrsesi.

Ku janë faktet? Është spekulim. Nuk mund të vësh shenjë barazimi mes serbëve dhe shqiptarëve. Mbi bazën e spekulimeve, madje i kanë terrorizuar thuajse ata banorë të asaj kulle në Mat, që edhe e verdhë nuk është, por e bardhë ”, tha Minxhozi.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb