Joana Sanz dhe Dani Alves nuk janë më bashkë. Modelja e njohur ka bërë me dije divorcin, nëpërmjet një letre. Shkak për këtë vendim janë bërë akuzat e fundit për Alves, teksa thuhet se braziliani ka sulmuar seksualisht një femër.

“Ndjenja e braktisjes dhe e vetmisë vendosi të më shfaqej në derën time. Mijëra “pse” pa përgjigje. Zgjodha si partner një person që më dukej perfekt. Ai më ka mbështetur gjithmonë në çdo gjë, më ka ndihmuar të rritem (…) Është e vështirë për mua të pranoj që i njëjti person mund të më bëjë copash.

Do të duhen vite të tëra për të harruar mënyrën se si më shihte. Sikur të isha fantastike. Po, jam e zonja, e pavarur, e zgjuar, besnike dhe njerëzore. Aq njerëzore sa pavarësisht dëmit që më shkaktoi, jam në anën e tij”, shkruan Joana Sanz. Alves ndodhet në burg që prej janarit.

335975981 220926737121110 3490007999690522117 N
335975981 220926737121110 3490007999690522117 N

335768623 1620172771776064 4082356188540973799 N

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb