Policia e Gjirokastrës, konkretisht, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme ka bërë ekzekutimin e Urdhrit e Vendimit  të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për dy persona, me profesion noter dhe avokat.

Burime zyrtare bënë me dije se është caktuar masa e sigurimit “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për  shtetasit E. A., 35 vjeç, banues në Gjirokastër (me profesion noter) dhe A. Ll., 38 vjeç, banues në Tiranë (me profesion avokat), të dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.

Gjithashtu ndaj këtyre shtetasve me vendimin e mësipërm të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, është caktuar masa ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb