BULLGARI- Prokuroria e Bullgarisë ka lëshuar urdhër-arreste për 33 doganierë të emëruar në postën kryesore kufitare me Turqinë, pasi akuzohen për pjesëmarrje në një grup të organizuar kriminal. Këta doganierë kanë lënë të kalonin disa automjete pa iu nënshtruar proçedurave të kontrollit në këmbim të një përfitimi monetar.

Këto aktakuza u ngritën më pas në vendngjarje në formë paralajmërimi të një ditë më parë ndaj dhjetëra doganierëve, punonjës në zyrën e postës kufitare Kapitan-Andréevo, e konsideruar si një pikë kyçe për trafiqet e madhrave dhe qënieve njerëzore nga Turqia drejt Evropës.

“Operacioni i gjerë i nisur një ditë më parë ka si objektiv për të provuar ekzistencën e një grupi të organizuar kriminal që përfshin në mënyrë sistematike marrjen e parave jashtë kuadrit ligjor për automjetet që përshkojnë kufirin”, deklaroi Daniela Popova, një zyrtare e Prokurorisë e ngarkuar në luftën kundër krimit të organizuar.

Personat e akuzuar rrezikojnë dënimin me burgim nga tre deri në dhjetë vite, saktësoi ajo. Më shumë se 100. 000 leva (50,000 euro) u gjetën gjatë ditës së djeshme gjatë kontrollit të ushtruar ndaj 106 shtëpive të doganierëve në pesë qytete pranë kufirit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: