Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka kërkuar nga 8 muaj burg, pezullimin dhe dënimin me kusht për dy vjet,  për 3 punonjëse të spitalit të Elbasanit, Anila Ballhysa, Mimoza Zyberi dhe Ardita Beqiri.

Gazetarja Klodia Lala tha për ‘Balkanweb’ se Ballhysa, Zyberi dhe Beqiri akuzohen për shkelje të barazisë në tendera.

Gjithashtu bëhet me dije se të pandehurat kanë qenë anëtarë të KVO dhe kanë marrë pjesë në dy tendera, për spitalin e Elbasanit, me vlerë 5 milion dhe 15 milion lekë të vjetra.

Sipas SPAK kanë favorizuar operatorin fitues.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb