Belgjika dhe Holanda kanë dëbuar në total 38 diplomatë rusë, të akuzuar për spiunazh.

Belgjika ka vendosur që të dëbojë nga vendi i tyre 21 diplomatë, ndërsa Holanda 17.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Jashtme e Brukselit, Sophie Wilmes, e cila ka
thënë se diplomatët duhet të largohen brenda 2 javësh. Diplomatët janë të akredituar në

Ambasadën e Moskës në Bruksel dhe Konsullatën e Përgjithshme në Antwerp. Vendimi, shton ai, u mor në koordinim me Holandën, e cila nga ana e saj dëboi 17 diplomatë rusë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb