Autoritetet greke kanë arritur të çmontojnë një bandë të cilët operonin në zonën e Atikës.

Pjesëtarët e grupit të cilët kryenin vjedhje në automjete të cilët ishin parkuar dhe kanë marrë prej tyre sende me vlerë. Shënjestër e tyre ishin edhe shtëpitë, dyqanet apo zyrat.

Pjesë e bandës ishin edhe tre shtetas shqiptarë, të tre në moshë të re, përkatësisht 16, 17 dhe 18 vjeç.

Nga hetimet paraprake deri më tani janë zbardhur 51 raste të vjedhjeve, në periudhën nga 7 prill 2021 deri më 18 nëntor 2022.

Akuzat ndaj shqiptarëve janë rënduar pasi në momentin e arrestimit u janë gjetur në posedim edhe lëndë narkotike, saktësisht 40.48 gramë kanabis.

Autoritetet greke kanë identifikuar edhe tetë anëtarë të tjerë të bandës, dy prej të cilëve janë arrestuar.

Të arrestuarit u dërguan në Prokurorinë Penale të Athinës, ndërsa hetimet po vijojnë për kapjen e pjesëtarëve të mbetur të organizatës kriminale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb