Duket se problemet vazhdojnë të shfaqen në familjen Ikardi, me Mauron dhe Uandën të cilët nuk po kalojnë orë aspak të mira.

Përveç faktit që sulmuesi argjentinas është ende pa asnjë skuadër me merkaton që po shkon drejt fundit, tashmë çifti akuzohet dhe për një krim të rëndë, siç është ai i trafikimit të njerëzve.

Siç raporton portali argjentinas “infobae.com”, Ikardi, Uanda dhe e ëma e modeles, Nora Kolosimo janë akuzuar se janë marrë me trafikim të njerëzve, duke u denoncuar nga ish-punonjësja e shtëpisë së tyre.

Avokati i ankueses, Alehandro Sipoja, tregoi se gruaja jetonte me çiftin në Francë, më pas e kishin çuar në Itali. Po kështu ajo do të thirret nga Projkuroria për një seancë dëgjimore.

Për sa i përket nënës së Uandës, portali nuk e specifikoi arsyen përse ajo ishte pjesë e gjithë kësaj.

Uu
Uu

Në tekstin që ish-punonjësja e shtëpisë përdori për të denoncuar çiftin, lexoheshin fjalë fyese dhe diskriminuese të përdorur nga modelja argjentinase.PanoramaSport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: