Tre persona janë arrestuar nga autoritetet greke për përdhunimin e një vajze vetëm 12-vjeçare kundrjet pagesës ndërsa kanë mohuar akuzat kundrejt tyre.

33-vjeçari  A.L, i cili u arrestua të premten dhe punon në një farmaci rrëfeu se nuk ka pasur kontakt seksual me 12-vjeçaren dhe se i ka dhënë vajzës nga 50 deri në 70 euro pasi nuk e dinte moshën e saj dhe mendonte se ishte 17 vjeç. Ai kishte prenotuar 3 takime në internet me vajzën ndërsa kishte zhvilluar vetëm 2 prej tyre.

Para autoriteteve është vënë edhe një punonjës administrativ i spitalit “Metaxa”, 36 vjeç, i cili tashmë ishte pezulluar me urdhër të ministrit të Shëndetësisë. Mësohet se ai ka pretenduar se nuk e ka takuar të miturën ndërsa për të është dhënë masa e arrestit në shtëpi teksa hetimet ende vazhdojnë.

Sakaq për ngjrjen ka kërkuar falje edhe biznesmeni 34-vjeçar  E.K , i cili dyshohet se ka përmendur edhe problemet e tij shëndetësore dhe ka mohuar akuzën, por megjithatë është lënë në burg pa afat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: