Çështja “Toyota Yaris” ka rindezur debatin politik të ditëve të fundit madje edhe brenda kampit demokrat.  1.5 milionë eurot e zbuluara në “Toyota Yaris” në qershor të viti 2018 në Portin e Durrësit si dhe  mungesa e tij e përballjes me drejtësinë janë argumentet e fundit që po përdoren kundër kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha si nga kryeministri Rama ashtu edhe nga ish-kryeministri Berisha.

Por kryedemokrati e ka dhënë dëshminë e tij para drejtësisë.

Në datën 25 korrik 2019 Basha ishte në SPAK për të dëshmuar mbi hetimin që vijonte për zbardhjen e Toyota Yaris. Për gazetarët ai tha se kishte thënë më shumë informacion se sa kishte folur në publik. Disa ditë më parë Basha përsëriti në Parlament se kishte dëshmuar para hetuesve belgë. Kreu demokrat Lulzim Basha  i cilëson akuzat e fundit të Ramës dhe Berishës trillime identike dhe ju përgjigjet me të njëjtën monedhë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb