Anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ardian Hajdari, është paraqitur në SPAK për të mësuar mbi fatin e hetimeve të ngritura ndaj tij. Lajmi konfirmohet për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala.

  • foto galeri

Kallëzimi ndaj Hajdarit është bërë nga ish-prokurorë e gjyqtarë të shkarkuar.

Për akuzën e “fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë” Hajdari ka qene akuzuar nga ish prokurorët Elsion Sadiku e Antoneta Sevdari dhe ish gjyqtari Ervin Metalla. Në kallëzim pretendohet se për vitin 2017 Hajdari nuk ka deklaruar asnjë të ardhur në ILDKP, ndërkohë që, sipas kallëzuesve, ai ka ushtruar profesionin e avokatit në disa raste. Sakaq, gazetarja Lala bëri të ditur se ligji parashikon që anëtarët e mbetur të KPA, të cilët janë 5, të organizojnë një mbledhje dhe të vendosin pezullimin e Hajdarit. Kjo masë pritet të jetë në fuqi deri në momentin që gjykata të marrë një vendim të formës së prerë për të.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: