Kina i është kundërpërgjigjur akuzave të SHBA-ve për “balonën e përgjimit”.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Mao Ning, tha se Kina është një komb i përgjegjshëm dhe nuk shkel hapësirën ajrore të vendeve të tjera.

Autoritetet kineze janë në dijeni të raporteve për një balon përgjimi që është zbuluar mbi territorin amerikan dhe aktualisht po punojnë për t’i verifikuar ato, tha Mao gjatë një konferencë ditën e sotme.

“Spekulimet dhe zhurmat nuk janë të favorshme derisa faktet të jenë të qarta,” tha zëdhënësja, teksa shtoi se palët do e zgjidhin çështjen në “mënyrë të ftohtë”.

Mao këmbënguli se “Kina është një vend përgjegjës. Ne veprojmë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Nuk kemi ndërmend të shkelim hapësirën ajrore të vendeve të tjera.”

Kujtojmë se dje, Pentagoni pretendoi se kishte zbuluar një tullumbace spiune mbi veriun e SHBA-së.

Zyrtarët amerikanë akuzuan drejtpërdrejtë Pekinin duke thënë: Është e qartë se qëllimi i kësaj balone është survejimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb