Ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, është cilësuar fajtor me vendimin e formës së prerë nga Apeli i Posaçëm për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve.

Ai nuk ka treguar shkarkimin nga detyra në ’97, por ka deklaruar në kohën që tentoi dhe arriti të bëhej anëtar i KPA-së, se është larguar me dorëheqje dhe për këtë arsye është cilësuar fajtor.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘Balkanweb’ se ditën e sotme nga Gjykata e Lartë ka vendosur mospranimin e rekursit për Luan Dacin, duke lënë në fuqi dënimin e tij.

Vendimi është marrë në dhomë këshillimi, ndërsa tashmë KPA duhet të nisë procedurat për largimin e tij si anëtar i këtij institucioni.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb