Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin Luan Daci.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton për “BalkanWeb”, se Daci është dënuar me 6 muaj burgim, por që u pezullua me një 1 shërbim prove.

Ai akuzohet për falsifikim dokumentesh. Daci, nuk ka treguar shkarkimin nga detyra në ’97, por ka deklaruar në kohën që tentoi dhe arriti të bëhej anëtar i KPA-së, se është larguar me dorëheqje dhe për këtë arsye është cilësuar fajtor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: