Gjykata e Posacme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Aleksandër Muratajt për ndryshim të masës së sigurisë.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “News 24” e “Balkanweb” se Murataj kishte apeluar për ndryshim të masës personale të tij të sigurisë.

Murataj është dënuar për grabitjen e blindave të transfertave monetare në Rrugën e Rinasit, në vitin 2017.

Aleksander Murataj është vëllai i Admir Murataj që mbeti i vrarë pas grabitjes brenda aeroportit Nënë Tereza.

Aleksandër Murataj i dënuar 16 vjet për grabitje, mori leje për të shkuar në varrimin e babait

 Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i ka dhënë leje Aleksandër Muratajt në vitin 2019, që të marrë pjesë në varrimin e babait, që ka ndërruar jetë gjatë atij viti.

Murataj ndodhej në burg, i dënuar 16 vjet heqje lirie, për grabitjen e bujshme të Rinasit, ku u vodhën 2 milionë euro. Te “Burgjet” në atë kohë është dorëzuar një kërkesë nga familjarët, që të “lihet i lirë” Aleksandër Murataj, për të marrë pjesë na varrimin e të atit, në Tropojë.

Ai nuk ishte lejuar që të merrte pjesë në varrimin e Admirit, (vëllait të vrarë në grabitjen e Rinasit) dhe kjo u shoqërua me tension në burgun 313 ku ai ndodhet edhe tani.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb