Nëntëmbëdhjetë muaj pasi ishte pezulluar nga Policia e Kosovës zyrtari me inicialet F.Sh e ka veshur sërish uniformën. Qershorin e 2018-s, ai ishte arrestuar për dyshimet se është i përfshirë në vepra penale që lidhen me prostitucionin, raporton KOHA.

Ky zyrtar policor ka qenë menaxher i një qendre masazhi, në të cilën Prokuroria e Gjilanit pretendon se është kryer prostitucion. Në gushtin e 2018-s aktakuza për këtë rast është dorëzuar në gjykatë. Aty thuhet se punëtoret e këtij biznesi dyshohet që përveç masazhit kanë kryer edhe prostitucion. Për shërbimet seksuale, prokuroria pretendon se punëtoret përfitonin shuma prej 20 deri në 50 euro.

Polici nga Gjilani me katër aktakuza aktive kthehet në punë 19 muaj pasi ishte suspenduar nga Policia e Kosovës zyrtari me inicialet F.Sh e ka veshur sërish uniformën. Qershorin e 2018-s, ai ishte arrestuar për dyshimet se është i përfshirë në vepra penale që lidhen me prostitucionin, raporton KOHA.

Ky zyrtar policor ka qenë menaxher i një qendre masazhi, në të cilën Prokuroria e Gjilanit pretendon se është kryer prostitucion. Në gushtin e 2018-s aktakuza për këtë rast është dorëzuar në gjykatë. Aty thuhet se punëtoret e këtij biznesi dyshohet që përveç masazhit kanë kryer edhe prostitucion. Për shërbimet seksuale, prokuroria pretendon se punëtoret përfitonin shuma prej 20 deri në 50 euro.

Fillimisht, F.Sh është dënuar për veprën penale mundësim ose detyrim në prostitucion. Vendimi është ankimuar nga avokati i policit të akuzuar në Gjykatën e Apelit, e cila pastaj e ka kthyer rastin në rigjykim për çështje procedurale.

Por Policia e Kosovës nuk ka pritur që rasti të përfundojë me vendim të prerë të gjykatës dhe e ka kthyer zyrtarin policor në punë. Në Policinë e Gjilanit kanë thënë se vendimi për kthimin e këtij zyrtari në punë është marrë disa javë më parë.

Aktakuza në këtë rast është mbështetur në përgjime të telefonatave. Në aktakuzë janë përfshirë telefonatat e zyrtarit policor dhe recepsionistes së biznesit. Sipas këtyre përgjimeve, klientët e kësaj qendre masazhe kërkojnë informata nëse aty kryhen edhe shërbime seksuale. “Nga transkripti i përgjimeve telefonike vërtetohet se i pandehuri i ka rekrutuar, ndihmuar dhe kontrolluar femrat ….”, thuhet në një pjesë të aktakuzës.

Por nuk është ky rasti i vetëm për të cilin ky zyrtar policor është në llupën e hetuesisë. Gjykata Themelore në Gjilan përmes një përgjigjeje me shkrim ka konfirmuar se F.Sh ka disa aktakuza aktive, përfshirë për keqtrajtim gjatë detyrës zyrtare, kanosje e shmangie nga tatimi.

“Ju njoftoj që ky person është gjykuar edhe më herët, lënda me numër P.nr. 238/2015, vepra penale ‘keqtrajtimi gjatë detyrës zyrtare’ dhe është gjykuar me 2.000 euro gjobë. Ndaj personit në fjalë janë edhe dy lëndë në procedurë P.nr. 1102/2019 për veprën penale ‘kanosje’, e cila është pranuar në Gjykatë me datë 10.12.2019 dhe P.nr. 836/2018 vepra penale ‘shmangie nga tatimi’, është pranuar me datë 21.09.2018, por të cilat ende nuk janë zgjidhur”, thotë Gjykata Themelore në Gjilan.

KOHA ka provuar të kontaktojë këtë zyrtar policor. Avokati që e përfaqëson këtë të akuzuar të premten nuk ka dashur të deklarohet.

Sipas statistikave për vitin 2019 të Inspektoratit Policor, janë arrestuar 41 zyrtarë policorë, janë suspenduar 70 dhe 8 persona janë transferuar në pozita të tjera brenda PK-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb