Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën “arrest me burg” për ish-drejtorin e përgjithshëm të burgjeve, Artur Zoto.  Zoto akuzohet për marrje ryshfeti në këmbim të tolerimeve në ambjentet e burgut.

Në lidhje me skandalin e tenderave për ushqimet e të burgosurve, më herët është arrestuar edhe zëvendësi i tij, Iljaz Labi, ndërsa fill pas arrestimit të tij, nisën hetimet për Zoton.

Zoto u dorëhoq nga detyra në korrik të vitit 2016-të, ndërsa në letrën e shkarkimit i sqaronte ministrit të Drejtësisë në atë kohë, Ylli Manjanit se dorëhiqej për arsye personale dhe familjare. Por Prokuroria e Krimeve të Rënda ka ngritur dyshime të forta për implikimin e tij në në aferat korruptive në tenderat e ushqimit në burgje, pas bisedave të përgjuara.

 (e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: