TIRANË- Forcat e policisë së Komisariatit numër 3 kanë ndaluar sot 66-vjeçarin Preng Lleshaj, me profesion avokat, pasi akuzohet për korrupsion.

Sipas të dhënave zyrtare, Lleshaj, lindur në Pukë dhe banues në Tiranë akuzohet për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Prokuroria e Lezhës ka dërguar urdhrin për ekzekutim, pas vendimit të Gjykatës së këtij rrethi, e cila ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: