HAGA 

Në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë ka nisur paraqitja e parë e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Pjetër Shala.

Në këtë seancë Shalës i është lexuar aktakuza me katër pika, e cila e ngarkon atë me krime lufte. Shala akuzohet për “Ndalim arbitrar”, “Trajtim mizor”, “Torturë” dhe “Vrasje e paligjshme”.

Këto vepra ai dyshohet se i ka kryer në ish-fabrikën e metalit në Kukës, Shqipëri, afërsisht midis 17 majit dhe 5 qershorit 1999, raporton Zëri.

I pyetur nëse i ka dëgjuar dhe kuptuar pikat e aktakuzës, Shala tha se “janë qesharake”. “Po, i dëgjova zotëri gjykatës dhe janë qesharake”, ka thënë Shala gjatë seancës në Hagë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb