BEOGRAD- Ambasada e SHBA në Beograd ka refuzuar t’i japë vizën shefit aktual të Shtatmadhorisë së Serbisë, gjeneralit Lubisha Dikovoç, bën të ditur “Danas”.

Sipas mediave kosovare, refuzimi nga SHBA i vizës për gjeneralin serb Dikoviç ndodh për shkak të krimeve të luftës në Kosovë dhe jo për shkak të raporteve të tij me Rusinë.

Autoritetet serbe thonë se amerikanët fillimisht e kishin ftuar gjeneralin Dikoviç të mbante një ligjëratë ushtarake në SHBA, por pastaj kishin refuzuar t’ia japin vizën.

“Danas” citon bashkëbiseduesit nga Fondi Humanitar dhe Këshilli i Helsinkit – Biserko e Stjepanoviç, të cilët rikujtojnë se mohimi i vizës ndodh për shkak të krimeve të luftës ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Sipas tyre, Brigada 37 e Ushtrisë Jugosllave, e komanduar nga Dikoviçi gjatë sulmeve nëpër fshatra të Kosovë ka kryer krime ndaj civilëve shqiptarë.

E përditshmja e Beogradit ka cituar gjeneralin Dikoviç pas refuzimit të vizës nga Ambasada amerikane, i cili ka thënë: “Kam qenë pjesëmarrës në luftën heroike për Kosovë e Metohi, por as kam kryer as kam urdhëruar çfarëdo krimesh”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: