Wanda Nara akuzohet për mashtrim. Ky është lajmi i publikuar nga Ciudad Magazine, një media argjentinase, me sipërmarrësen e një kompanie, e cila thotë se ka humbur rreth 100 mijë pesos pas një porosie që u dërgua ish-zonjës Icardi.

Sipas asaj që pretendohet, Nara nuk ka bërë asnjë postim reklame në rrjetet sociale, çka ka bërë që paratë e kompanisë të shpenzohen pa asnjë lloj përfitimi.Wanda megjithatë ka dashur menjëherë të mohojë gjithçka përmes profileve të saj: “Këto gjëra më kanë lodhur pak. Kur reklamoj, firmos gjithmonë kontratë dhe pagesa bëhet me faturë”- shkruan mes të tjerash ajo.

U7u

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: