Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka hedhur shortin për çështjen në ngarkim për ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.

Çështja ndaj Dedes do të gjykohet nga Erjon Bami.Kujtojmë se Dedja me detyrë ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, kryer në formën e deklarimit të rremë dhe të fshehjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb