ELBASAN- “Detyrim paraqitjeje” është masa që ka përcaktuar nga Gjykata e Elbasanit, ndaj infermierit të spitalit rajonal Everest Duka. Seanca e masës së sigurisë është zhvilluar rreth orës 8:30 të mëngjesit të sotëm.

Ka qenë Prokuroria e cila kërkoi “Detyrim paraqitje” për infermierin, i cili akuzohet se ngacmoi seksualisht një paciente të moshës 16-vjeçare.

Ndërkaq, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Denoncimi u bë nga nëna e minorenes, ndërkohë që pacientë të spitalit dhe mjekët kanë deklaruar më herët se nuk kanë vënë re asnjë sjellje të dyshimtë të Dukës gjatë kohës që 16-vjeçarja ka qenë e shtruar në repartin e Nefrologjisë.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb