Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Dani Alvesh ndodhet në burg që nga data 20 janar pasi akuzohet se ka përdhunuar një vajzë 23-vjeçare natën e 30 dhjetorit.

Braziliani doli ditën e sotme në gjyq teksa konfirmoi versionin e katërt dhe të fundit të fakteve, të zbuluara disa javë më parë nga avokatët e tij. Ai kishte kryer marrëdhënie seksuale me vajzën, por e cila kishte ndodhur me dëshirën e plotë nga të dyja palët. Ky version ishte mohuar më përpara për të shpëtuar martesën e tij me Joana Sanz.

Tre versionet e tij të para:

Pasi u arrestua, Dani Alves mohoi faktet duke deklaruar se nuk e njihte viktimën.

Disa ditë më vonë ai pretendoi se e njihte viktimën, por ishte ajo që e kishte joshur në tualet.

Më pas ai pranoi se kishte patur seks oral konsensual.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: