Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtor dhe ka dënuar me 15 vjet heqje lirie Zhijovin Nesiç, i cili akuzohej për kryerjen e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Prokurorja e çështjes, Florije Salihu Shamolli, në një prononcim për mediat, deklaroi se ky vendim përbën një hap të rëndësishëm drejt drejtësisë për viktimat. “E mirëpresim vendimin e sotëm të gjykatës për dënimin e të pandehurit Zhijovin Nesiç me 15 vjet burgim. Për Prokurorinë Speciale, ky është një sukses i madh dhe një akt drejtësie për të gjitha viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës”, u shpreh ajo.

Ajo gjithashtu theksoi se për shkak të natyrës tepër të ndjeshme të rastit, të gjitha seancat gjyqësore janë zhvilluar me dyer të mbyllura, në përputhje me standardet për mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: