Autoritetet bullgare njoftojnë se ka arrestuar shkencëtarin e famshëm rus Sergei Zoneko. Eksperti i njohur, është arrestuar së bashku me gruan dhe djalin.

Sipas medieve, Zonenko jetoi për 8 vjet në Bullgari dhe ishte përgjegjës për Departamentin e Klasifikimit të municioneve në fabrikën Arsenal.
Kjo fabrikë prodhon sisteme artilerie, armë zjarri dhe municion. Më herët, Zyra e Prokurorit të Bullgarisë kishte paralajmëruar se një sabotazh i organizuar Shërbimi Ushtarak i Inteligjencës ruse (GRU) mund të ndodhte në këtë uzinë.

Zonenko është i diplomuar në Fakultetin e Mekanikës dhe Matematikës të Universitetit Shtetëror të Moskës. Në vitin 1987 ai mbrojti tezën në lidhje me sigurinë e reaktorëve bërthamorë. Ai është autor i një numri botimesh, duke përfshirë, gjoja, zbulime shkencore që lidhen me Teorinë e Shpërthimeve. Pas vitit 2010, ai filloi të zbatojë teorinë e tij në prodhimin e municioneve kumulative.

Për ndalimin e një rusi, Ministria e Brendshme e Bullgarisë kishte njoftuar javën e kaluar, por se emri i tij nuk ishte i njohur.

Përfaqësuesit e fabrikës kishin raportuar më parë ishin zhdukur mostrat e produkteve dhe dokumentacioni për to. Derisa Zonenko, së bashku me gruan dhe djalin e tij po përpiqeshin të largoheshin nga Bullgaria, dokumentet dhe sendet që mungonin u gjetën në makinën e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb