Pronari shqiptar i një qëndre lavazhesh në Britani është arrestuar ditën e sotme si pjesë e një rrjeti krimi të organizuar. Oficerët e policisë bastisën në shtëpinë e 36-vjeçarit Avion Elezi mëngjesin e sotëm rreth orës 6 dhe e arrestuan pas akuzave për trafik të qënieve njerëzore.

Arrestimi erdhi 8 muaj pasi një skuadër hetimore zbuloi kushtet katastrofike në zinxhirin e lavazheve që Elezi drejtonte. Punonjësit e shqiptarit kishin rroga minimale dhe ishin të pasiguruar,shkruan KentOnline.
Në shtëpinë e tij u prangos një vajzë 21-vjeçare, dhe një tjetër 32-vjeçar i paidentifikuar i cili më pas u la i lirë pa akuza.

Rreth 21 punonjës që punonin në lavazhet e Elezit, u morën në pyetje nga policia. Kur u përball me gazetarët e Al-Jazeera-s, Elezi mohoi t’i kishte keqtrajtuar punonjësit e tij ose t’i kishte dhënë paga të ulëta.

Policia kreu disa operacione blic në linjën e lavazheve të tij të quajtur “USA Car Washes” në Chartham, Aylesford, Hersden dhe Canterbury.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb