Policia e Hondurasit ka arrestuar ish-presidentin e vendit Juan Horlando Hernandez, pas kërkesës së SHBA për ekstradimin e tij.
Hernandez u arrestua pas tri javëve, pasi braktisi funksionin e presidentit pas më shumë se një viti akuza nga gjykata amerikane, për lidhjet e tij me tregtinë e drogës.

Gjykata në Honduras ka lëshuar urdhër-arrestin për Hernandezin (2014-2022), ekstradimin e të cilit SHBA-të e kërkuan nën akuzat për tregti me drogë, ka njoftuar zëdhënësi i gjykatës së Hondurasit.

Gjykata është ajo që vendosë nëse do të lëshohet urdhër-arresti dhe për një gjë të tillë janë urdhëruar autoritetet kompetente, tha ndër tjera zëdhënësi gjatë një konference për media.
Rreth 600 policë rrethuan shtëpinë e Hernandezit, kur SHBA-të ia dorëzuan autoriteteve të Hondurasit kërkesën për ekstradim.

Pas më shumë se një viti spekulime, Shtetet e Bashkuara edhe zyrtarisht kanë kërkuar arrestimin dhe ekstradimin e Hernandezit, i cili tri javë më parë u largua nga posti që e ushtronte.

Ai u largua nga shtëpia i rrethuar nga policia me pranga në duar dhe jelek antiplumb. U fut në makinën e policisë dhe u nis për në stacionin e policisë.
Ministri i Sigurisë, Ramon Sabian, të cilin Hernandez e shkarkoi nga posti i shefit të policisë nacionale gjatë vitit 2014, tha se Hernandez ishte dakorduar të bëjë “tregti me kartelët e drogës dhe të korruptoj shumë institucione publike, gjë që erdhi edhe deri të një përkeqësim i situatës sociale dhe të shemb sistemin e drejtësisë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb