Klubi i Manchester City ka vendosur të pezullojë pa afat mbrojtësin Benjamin Mendy. Kampioni i Botës me Francës, akuzohet se ka përdhunuar tri vajza, ngjarje për të cilat është arrestuar nga policia e cila ka nisur hetimet.

Në një komunikatë zyrtare, Manchester City bëri të ditur këtë vendim që ishte marrë në momentin kur në mediat britanike ishte shfaqur lajmi se mbrojtësi i majtë, ishte në polici për këto ngjarje të vitit të fundit.

Ai akuzohet se ka përdhunuar tri vajza të moshës mbi 16-vjeçare në periudhën mes tetorit 2020 dhe gushtit 2021. Policia nga ana e saj bëri të ditur se kishte ndaluar dhe kishte arrestuar futbollistin 27-vjeçar, i cili akuzohet për katër raste përdhunimi dhe një sulmi seksual.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb