FUSHE KRUJE- Një polic i burgut të Fushë  Krujës është arrestuar, pasi akuzohet se ka vjedhur çantën e një shtetasi kosovar me 800 euro. Në pranga ka përfunduar punonjësi i policisë Sokol Pjetërgjoka.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se punonjësi i policisë ka qene turni i tretë dhe kishte dalë në rrugë në pritje të ndonjë makine për të shkuar në punë. Ai hipën në një makinë, ku udhëtonin tre kosovarë të cilët e kanë dërguar afër punës, pasi andej kishin rrugën.

Kur ka zbritur nga makina, punonjësi i policisë ka vjedhur edhe çantën e njërit prej kosovarve që ishin në mjet. Pas denoncimit, polici është mbajtur nën vëzhgim, ndërsa gjatë kontrollit në kasafortën e burgut u gjet çanta e vjedhur e kosovarit me disa dokumente dhe  rreth 800 euro.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb