TIRANE- Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të shqyrtonte sot kërkesën e Mikel Shallarit, i dyshuari kryesor për vrasjen e ish-komisarit Artan Cuku në Tiranë, por është vendosur shtyrja e saj.

Shallari kërkon nga gjykata kërkon zëvendësim të masës së sigurisë.

Ndaj tij fillimisht u vendos masa “arrest me burg”, por ai në nëntor 2017 kërkoi ndryshim të masës në sigurisë në “detyrim paraqitje”. Por në seancën e nëntori, Gjykata e rrëzoi kërkesën e tij, duke bërë që i riu të mbetet sërish në burg.

Në një tjetër kërkesë, e cila do të shqyrtohet sot në seancën e Krimeve të Rënda, Shallari ka kërkuar zëvendësim të masës së sigurisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb