SHBA

Pa asnjë dyshim, Jennifer Lopez është një ndër gratë më të bukura në botë. Ajo është bërë gjithashtu një ikonë bukurie për shkak të lëkurës së saj të përsosur.

51-vjeçarja ka folur për rutinën e saj të lëkurës për vite me radhë. Ajo ka deklaruar se ajo kurrë nuk ka përdorur botoks në jetën e saj, pavarësisht bukurisë së saj që nuk njeh moshë.

Ndërsa një komentues në një postim të fundit të këngëtares insiston që këngëtarja e njohur, 51-vjeçare, përdor shumë Botox. Bëhet fjalë për videon e fundit, ku Lopez është pa make up dhe reklamon maskën e fytyrës nga linja e saj e më e re ‘JLo Beauty’.

Një ndjekës ka komentuar në këtë video duke thënë: ‘Duhet të përmend që, nëse vetullat dhe balli juaj nuk lëviz kur bëni shprehi, patjetër që keni një ton me Botox. Nuk ka asgjë të keqe. Vetëm duhet ta pranoni.”

Nuk ka vonuar përgjigja nga Jennifer Lopez, e cila ka shkruar: LOL, kjo është thjesht fytyra ime.” Më pas ajo shtoi: “Për herë të 500 miliontë … Unë kurrë nuk kam bërë botoks ose ndonjë injeksion! Thjesht Merrni disa JLO BEAUTY dhe ndjehuni bukur në lëkurën tuaj!”

Dhe këtu është një sekret tjetër i JLO Beauty: provoni të kaloni kohën tuaj duke qenë më pozitiv, mos e kaloni kohën tuaj duke u përpjekur të ulni të tjerët dhe kjo do t’ju mbajë rinor dhe të bukur gjithashtu !!! Ju dërgoj dashuri”- tha më tej Lopez.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: