FRANCE-Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy do dalë para gjykatës ku do japë sqarime për akuzat për korrupsion dhe shpërdorim të pozitës zyrtare, kanë raportuar mediat franceze, raporton BBC.

Rasti fokusohet në përgjimet telefonike në vitin 2014, në të cilat Sarkozy supozohet të ketë kërkuar ndikim te gjyqtarët që po kërkonin për financime në fushatën e tij.

Gjyqtarët, Gilbert Azibert dhe avokati i Sarkozyt pritet që po ashtu të jenë pjesë e gjykimit, pavarësisht se kanë mohuar akuzat.

Në raste të ndara, ish-presidenti akuzohet edhe për pranim të parave për fushatën e tij nga lideri libian, Muammar Gaddafi.

Gazeta ‘Le Monde’ dhe agjencia e lajmeve ‘AFP’ kanë cituar burime gjyqësore duke thënë se Sarkozy do të gjykohet për përdorim të pozitës zyrtare në mënyrë që të sigurojë favore financiare.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: