TIRANË

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg menaxherin e një kompanie private, pasi dyshohet se ka përvetësuar shumë të mëdha parash, duke shpërdoruar kështu detyrën.

A. D., është denoncuar në polici nga shtetasja A. Z., e pas hetimeve ë kryera rezultoi se menaxheri i kompanisë vidhte shuma të mëdha parash.

Njoftimi i Gjykatës së Tiranës:
Mbi kallëzimin e bërë nga shtetësja me iniciale A.Z, policia ka ndaluar shtetasin me iniciale A.D me detyrë menaxher i një kompanie private , pasi dyshohet se ka përvetesuar shuma të mëdha duke shpërdoruar detyrën.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit për personin nën hetim A.D, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “ Vjedhjes duke shpërdoruar detyren”, parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal.

Me vendimin nr. 1841 Regj.Them, datë 22.10.2021, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur:
– Për personin nën hetim A.D caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim A.D

Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë me vendimin nr. 1020, date 09.11.2021

VENDOSI:

-Miratimin e Vendimit Nr. 1841 Akti, datë 22.10.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Tiranë, 09.11.2021

Specialiste e Marrëdhënieve me Publikun dhe Median
Jonida Capo

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb