Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka pezulluar çështjen e biznesmenit Gentian Malindi, i cili akuzohet si porositësi i 137 kg kokainë të kapura në portin e Durrësit.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se GJKKO e ka pezulluar dosjen për një vit, për shkak se i pandehuri nuk gjendet, pasi është në arrati. Ndërkohë, vijon procesi gjyqësor për dy të arrestuarit e trafikut të kësaj sasie kokaine, shtetasit Ardian Bega dhe Altin Myslihaka.

Kujtojmë se kokaina u pikas nga uniformat blu të Greqisë, të cilat kanë bërë zëvendësimin e saj me oriz, në Portin e Pireut. Më pas, kanë mbajtur nën vëzhgim lëvizjet e konteinerit, deri në Durrës, për të zbuluar rrjetin e trafikut të kokainës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb