Një ish-punonjëse që ka akuzuar presidentin e SHBA-ve Joe Biden, për ngacmim seksual tre vite më parë, është strehuar në Moskë, ku kërkon mbrojtje dhe nënshtetësi ruse.

Tara Reade tërhoqi vëmendje gjatë garës presidenciale të vitit 2020, kur akuzoi Biden për ngacmim seksual dhe sulm ndaj saj kur ajo punonte në zyrën e tij në Senat në vitin 1993.
Ndërkohë, Biden i ka mohuar akuzat e Reade.

Reade u shfaq dje në Moskë, përkrah spiunes së dënuar të Kremlinit, Maria Butina, nga SHBA-të dhe iu përgjigj pyetjeve nga media shtetërore ruse, në lidhje me akuzat ndaj Bidenit.

Reade u shpreh se vendosi të shkonte në Rusi pas kërcënimeve me vdekje që ka marrë kohët e fundit, pasi ajo përsëriti akuzat e saj ndaj Biden-it.
Sakaq ajo tha se ishte e gatshme “të dëshmonte nën betim në Kongres nëse i kërkohet”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: