TIRANE- Vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka depozituar ditën e djeshme një kallëzim penal për 3 zyrtarët e PD të cilët publikuan një material, i cili sipas tyre është përgjim ambiental, dhe që provon se organet ligjzbatuese kanë dijeni për aktivitetin kriminal të Agron Xhafajt, si drejtues i një organizate kriminale që kontrollon trafikun e drogës.

Në kallëzimin penal depozituar në orët e vona të mbrëmjes së të hënës, Agron Xhafaj deklaron se audio-përgjimi është i rremë, i konsumuar nëpërmjet sajesës dhe manipulimit të provave.

Ai i akuzon zyrtarët e PD se kanë sajuar prova, duke pretenduar se në asnjë moment zëri që është dëgjuar në audiopërgjimin e publikuar dje nuk është i Agron Xhafajt.

Por ajo çka bie në sy në padinë e depozituar nga Agron Xhafaj, është fakti se ai e ka kallëzuar Gazmend Bardhin, si deputet të Partisë Demokratike, ndërkohë që ky i fundit nuk ka një mandat të tillë.

WhatsApp-Image-2018-05-14-at-22.52
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb