SHBA

Presidenti i SHBA, Donald Trump hodhi poshtë akuzat se ka ngacmuar seksualisht një shkrimtare në vitet 90’. Ai tha se Jean Carroll gënjen totalisht kur deklaron se ëshhtë sulmuar në një dyqan në New York.

“Me gjithë respektin ajo nuk është tipi im dhe e dyta, kjo ngjarje nuk ka ndodhur kurrë- u shpreh presidenti i SHBA. 75 vjeçarja hodhi akuza ndaj kreut të Shtëpisë së Bardhë në një shkrim të “New Jork Times”. Sipas E. Jean Carroll ngjarja ka ndodhur në dyqanin Bergdorf Goodman në Manhattan në fund të vitit 1995 ose fillim të 1996, ndërsa të dy po bënin pazar shkruan Bbc.

Ajo deklaroi se Trump e ftoi ta ndihmonte për të blerë të brendshme për një femër tjetër dhe i kërkoi që të bënte modelen për të. Shkrimtarja më tej shton se Donald Trump e kapi me forcë në dhomën e provës në dyqan.

Nga Shtëpia e Bardhë, Trump i mohoi këto akuza, të cilat sipas tij po dalin ndërsa po publikohet dhe libri i katërt i shkrimtares, E. Jean Carroll.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: