Aktorja e filmave për të rritur, Stormuy Daniels ka rënë pre e mashtrimit nga avokati i saj. Aktorja, e cila akuzoi ish-presidentin amerikan Donald Trump se i ka ofruar 10 mijë dollarë për një natë, është mashtruar nga avokati që kishte punësuar në çështjen ndaj ish-presidentit.

Michael Avenatti u dënua ditën e sotme me dy vite burg pasi ai kishte vjedhur 300 mijë dollarë klientes së tij. Këtë shumë pornostarja priste ta nxirrte nga libri që do të botonte dhe që fliste për të gjitha raportet e saj me Donald Trump dhe akuzat që ajo kishte bërë ndaj ofertës së tij për të kaluar një natë me të, shkruan Associated Press.

Dënimi ishte një shok i vërtetë për Avenattin, i cili pati marrë famë në betejën ligjore të pornostares Storymuy Daniels kundër Trump.

“Jam shumë i zhgënjyer nga verdikti i jurisë. “Mezi pres një gjykim të plotë të të gjitha çështjeve në apel”, u tha Avenatti gazetarëve jashtë sallës së gjyqit federal në Nju Jork.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb