Dy fitoret radhazi ndaj Luftëtarit dhe Flamurtarit duket se nuk kane sjelle qetësi te Partizani. Kësaj radhe nervozizmi nuk ka lidhje me fushën por me akuzat direkte të trajnerit Sormani për mënyrën sesi është punuar në klubin kampion në këta muaj dhe për menaxhimin e grupit të lojtarëve nga ana e drejtuesve. Kjo ka bërë që në seancën e djeshme stërvitore diçka të mos funksionojë si duhet dhe italiani të shpërthejë në nervozizëm duke braktisur seancën për disa çaste.

Sormani
Sormani

Arsyet konkrete nuk dihen, por një nga pistat e mundshme mund të jetë dhe mungesa e Mario Kapeçes, trajnerit të portierëve, që duket se i ka dhënë fund aventurës së tij te dytë me klubin kryeqytetas. Në fakt, dje stërvitjen e portierëve e ka kryer kapiteni Alban Hoxha dhe kjo mesa duket nuk është gëlltitur nga Sormani. Burime pranë klubit të kuq bëjnë me dije për “BalkanWeb” se nuk ka asnjë problem në grup apo në staf, por më shumë sesa situata e krijuar, ngjan si përpjekja e radhës për të mbuluar sikletin e radhës, që në këtë edicion klubi i kuq i ka pasur me bollëk dhe drejtuesit kurrë nuk kanë ditur t’i menaxhojnë siç duhet.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: