“Nuk dëshirojnë që të jem kandidat për FIFA-n, shoh një interesim të qartë për të më ndaluar”. Michel Platini hidhet në sulm në një intervistë për të përditshmen zvicerane Le Roi. Platini i përgjigjet edhe Joseph Blatter, i cili e akuzon se ai është mes personave përgjegjës në skandalin që ka mbërthyer FIFA-n.

“Nëse me lejojnë të bëj atë që kam në mendje do kisha shumë mundësi të isha unë presidenti i ri i FIFA-s. I kam mbuluar të gjithë rolet në futboll, lojtarë, trajner, drejtues tek Nancy, etj. Tani jam president i UEFA-s, organizata me e fuqishme e futbollit. Gjithnjë i kam realizuar këto detyra me ndershmërinë më të madhe, dhe ndjej që jam opsioni më i mirë edhe për FIFA-n” tha Platini.

Në lidhje me pezullimin e tij prej 90 ditësh nga Komisioni i Etikës, Platini është përgjigjur: “Mendoj që është një mase për ta kaluar kandidatin tim në plan të dytë. Nuk kam mundësi të bëj një fushatë të denjë, pasi krahasuar me kandidatët e tjerë nuk kam të njëjtat armë për të fituar”.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb